• e diel, 30 qershor 2024

MPJ greke: Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shkelë Marrëveshjen e Prespës dhe kthehet në veprimet që aludojnë në irredentizëm

MPJ greke: Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shkelë Marrëveshjen e Prespës dhe kthehet në veprimet që aludojnë në irredentizëm

Athinë, 28 qershor 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta shkelë Marrëveshjen e Prespës. Gjithashtu, kthehet në veprimet nga e kaluara të cilat aludojnë me disponimin irredentist dhe mosnjohje të plotë të historisë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në kumtesën e MPJ-së greke, "për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga ana e udhëheqësisë së Maqedonisë së Veriut", shkruan se ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë "para homologëve të tij në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme tashmë hollësisht i ngriti shkeljet përkatëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë". 

"Gjithashtu, çështja ngritet në nivel ndërkombëtar nga ana e Qeverisë greke. Udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut për çdo ditë, gjithnjë e më shumë distancohet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat e përfaqësojnë bërthamën e legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare", shkruan në kumtesën e MPJ-së greke. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR