• e premte, 28 qershor 2024

Largohet një deponi e egër nga bulevardi "Nikolla Karev"

Largohet një deponi e egër nga bulevardi

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë natës së kaluar realizuan
aksion për largimin e deponisë së egër të gjerë që ndodhet në bulevardin Nikolla Karev (rruga e Plastikave), në cep me rrugën Maksut Sadik, në  afërsi  direkte  të  Ambasadës së SHBA, njoftuan sot nga ndërmarrja.

"Në kuadër të aksionit janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 40 metra kub hedhje të paligjshme kryesisht mbetje komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera. Pas largimit të deponisë së egër, u zbatua edhe larja manuale në mikrolokacione", sqarojnë nga ndërmarrja.

Siç bëhet e ditur në kumtesë, aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me NP "Rrugët dhe Rrugicat" dhe NP "Parqet dhe Gjelbërimet".

"Rajoni i treguar paraqet 'njollë të zezë' ku vërehet vazhdimisht hedhja e paligjshme e mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Në periudhën e ardhshme, Eko-patrulla pranë NP 'Higjiena Komunale' - Shkup do të zbatojë mbikëqyrje të shpeshtë patrulluese të këtij mikrolokacioni", theksohet në kumtesë. fc/

Fotografia: NP "Higjiena Komunale" - Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR