• e premte, 22 nëntor 2024

Afati për aplikim për subvencione për vitin 2024 për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale është zgjatur deri më 31 korrik

Afati për aplikim për subvencione për vitin 2024 për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale është zgjatur deri më 31 korrik

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se për t'iu përgjigjur fermerëve të cilët ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të dorëzuar aplikacionin për subvencione për vitin 2024, është shtyrë afati për aplikim.

Siç njoftuan nga MBPEU, sipas Vendimit të Qeverisë nga seanca e parë, pika 13, afati për aplikim për subvencione për masat bazë për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale zgjatet edhe për një muaj, gjegjësisht afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për subvencione nga Programi i pagesave direkte për vitin 2024 është 31 korrik 2024.

"Ftojmë të gjithë fermerët që nuk e kanë realizuar këtë të drejtë, nëse nuk mund të krijojnë vetë aplikime, të kontaktojnë në Njësinë Rajonale të MBPEU-së, ku nga ana e punonjësve do të krijohen dhe dorëzohen aplikime, ose të paraqiten në mënyrë të pavarur një aplikim për subvencione për vitin 2024 sipas Programit dhe Dekretit për pagesat direkte për vitin 2024, thuhet në njoftim. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR