• e premte, 22 nëntor 2024

Nikolloski - Ageler: Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA-në si partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm

Nikolloski - Ageler: Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA-në si partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi takim pune me Ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler ku u diskutua për proceset reformuese dhe prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve.

Siç njoftuan nga Ministria, Nikollovski theksoi rëndësinë e madhe të realizimit me kohë të projekteve kapitale, me theks të veçantë në lidhjen dhe integrimin rajonal.

Ai shprehu besimin se do të realizojë projektet e planifikuara nga programi i qeverisë për shkak të rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe zhvillimit të infrastrukturës në vend.

"Në takim, ministri Nikolloski theksoi vendosmërinë strategjike për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. SHBA-ja janë partneri dhe mbështetësi ynë më i rëndësishëm. Në takim u theksua mbështetja e SHBA-së në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e investimeve kapitale dhe zgjidhjeve infrastrukturore. Të dy ranë dakord të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të intensifikojnë bashkëpunimin", thuhet në njoftim. qa

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR