• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta

Shtrenjtohet mazuti, çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS nga sonte në mesnatë rritet për 1,208 denarë për kilogram, ndërsa çmimet e karburanteve të tjera mbeten të njëjta, ka vendosur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbime të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht me 0.52 për qind.

Çmimi i ri me pakicë e Mazutit M-1 NS do të jetë 47.928 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 do të vazhdojë të shitet për 82,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për 85, EURODIZEL (D-E V) për 76,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 75 denarë për litër.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 1,061 për qind për benzinën, 0,419 për qind për naftën, për vajin ekstra të lehtë 0,4 për qind dhe mazuti për 3,489 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të të cilit janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,008 për qind. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR