• e diel, 22 dhjetor 2024

Andonovski: Numrat nga balancuesi prej sot janë ndryshuar dhe korrespondojnë me rezultatet nga regjistrimi i popullatës rezidente

Andonovski: Numrat nga balancuesi prej sot janë ndryshuar dhe korrespondojnë me rezultatet nga regjistrimi i popullatës rezidente

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Heqja e balancuesit do të bëhet në faza. Në fazën e parë do të kthehemi në bazat ligjore të Regjistrimit nga viti 2021, ndërsa pastaj me ligj edhe ndryshim i metodologjisë do të shkojmë drejt shfuqizimit të plotë të mjetit balancues me çka plotësisht do të respektohet vlera themelore e Kushtetutës - përfaqësim adekuat dhe i drejtë i bashkësive etnike, porositi sot ministri i Transfomimit Digjital, Stefan Andonovski.

Theksoi se me këtë do të vihet fund asaj që fillimisht të jesh nga ndonjë etnitet, ndërsa pastaj të jesh profesionist në ndonjë sferë dhe të kesh cilësi dhe arsim. Profesionalizmi, shtoi, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike. 

"Sot është mbledhja e parë e qeverisë në të cilën do të diskutohen disa çështje themelore për funksionimin e Qeverisë. E di që qytetarët kanë pritshmëri të mëdha që të gjitha gjërat të bëhen shpejt, por mendoj se kjo kërkon një diskutim gjithëpërfshirës brenda Qeverisë, për të parë se cilat janë mënyrat për të mos shkelur parimin themelor të Kushtetutës - përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të bashkësive, por në të njëjtën kohë, së pari të garantojmë meritën, efikasitetin, cilësinë, arsimimin dhe përvojën e të punësuarve, e jo ta shikojmë shenjën e tyre etnike", deklaroi Andonovski pas takimit të sotëm me gazetarët.

Theksoi se numrat në mjetin digjital balancuesi prej sot tashmë janë ndryshuar që të korrespondojnë me rezultatet e popullatës rezidente nga Regjistrimi në vitin 2021.

"Kjo nënkupton se personat e regjistruar në shtete të huaja nuk do të jenë pjesë e mjetit digjital balancuesi për punësim në Republikën e Maqedonisë. Koha e balancimit në bazë të çelësit etnik mbetet në të kaluarën dhe e gjithë kjo me respektimin e vlerave themelore të Kushtetutës", potencon Andonovski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR