• e shtunë, 29 qershor 2024

Andonovski: Nën kompetencë të Ministrisë së Transformimit Digjital do të hyjë edhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë

Andonovski: Nën kompetencë të Ministrisë së Transformimit Digjital do të hyjë edhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital në periudhën e ardhshme do ta rishikojë Udhërrëfyesin për transformim digjital me qëllim të heqjes së dualitetit të planeve, strategjive, udhërrëfyesve, njoftoi sot ministri resor Stefan Andonovski. Për këtë, siç tha ai, do të konsultohet edhe ish-ministrja e qeverisjes së mirë Slavica Gërkovska, e cila së bashku me ish MSHIA-n e kishin atë kompetencë.

"Në periudhën e ardhshme do të bisedojmë me përfaqësuesit e BE-së në Maqedoni dhe me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Ka një numër të madh partnerësh të interesuar për digjitalizimin në Maqedoni dhe mendoj se do të dalim me një strategji të përbashkët kombëtare TIK dhe një strategji kombëtare të sigurisë kibernetike që do të integrojë edhe udhërrëfyesin. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje dhe të vetme me të cilën do të komunikojmë me Brukselin dhe me BE-në dhe me partnerët tanë të tjerë ndërkombëtarë. Edhe programi i USAID-it është i interesuar për këtë pjesë dhe mendoj se do të kemi një rrugë dhe një strategji për të ndjekur, jo një dualitet të planeve, strategjive, udhërrëfyesve, tha Andonovski në një pyetje pas takimit të sotëm me gazetarët.

Për transformimin digjital të vendit, siç tha, një bazë të mirë japin raportet e auditimit.

"Ne kemi parë tre që kanë të bëjnë me këtë ministri dhe i kemi shqyrtuar me kujdesin e duhur. Kemi edhe rekomandime për tejkalimin e rrethanave, por mendoj se ka arsye për një përgjegjësi tjetër më të madhe dhe shpresoj që Prokuroria t'i shqyrtojë këto raporte të auditimit, për të parë se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve, kurse nuk garantohet siguria e tyre. Ajo që do të punojmë në periudhën e ardhshme është vendosja e standardeve minimale për sigurinë kibernetike, që do të thotë se çdo institucion duke i respektuar ato do të mund të mbrojë veten, por edhe qytetarët nga sulmet kibernetike", thekson Andonovski.

Siç tha nën kompetencën e Ministrisë do të hyjë edhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë.

"Që të arrihet digjitalizimi i plotë i shërbimeve dhe të gjitha shërbimet të jenë të disponueshme përmes portalit e-uslugi, por edhe të digjitalizohen të gjitha, do të nevojitet digjitalizimi i plotë i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë. Ne besojmë se kompetencën për drejtorinë duhet ta ketë institucioni që ka nën kompetencën e tij regjistrin e popullsisë, ndërsa sipas Ligjit të ri për Organizimin dhe Punën e Organeve të Drejtorisë Shtetërore, ne kemi gjithashtu kompetencën për të menaxhuar dhe digjitalizuar regjistrat. Prandaj dueht Drejtoria të jetë nën kompentecën e Ministrisë së Transformimit Digjital", saktëson Andonovski.

Ministria, shtoi ai, do të japë ide edhe për rregullimin e mediave.

"Do të ishte fjalë e vështirë të thuash rregullim i mediave, por angazhimi ynë si Ministri do të jetë që të kemi sukses që të ulen përfaqësuesit e shoqatave mediatike, përfaqësuesit e pronarëve të mediave dhe të gjithë palët e interesuara në proces dhe të miratojmë një ligj apo legjislacion që do t'u përshtatet të gjitha këtyre paleve dhe standardeve minimale që media elektronike duhet të plotësojë. Ne nuk duam të imponojmë zgjidhje nga ana e mediave, duam që zgjidhjet të vijnë nga kjo lëmi, nga gazetarët dhe natyrisht nga transmetuesit", theksoi Andonovski.

Siç tha, Ministria do të angazhohet edhe për frilanserët dhe për rregullimin dhe njohjen e punës në distancë, përkatësisht nga shtëpia, në mënyrë që kompanitë të mos kenë probleme me inspektimin për shkak të detyrimit që punonjësit të regjistrohen me karta elektronike për praninë në vendin e punës për kompanitë me mbi 50 punonëtorë. ls/  

foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR