• e premte, 06 shtator 2024

Stoltenberg: Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO-ja është bërë më e fortë në 10 vitet e fundit

Stoltenberg: Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO-ja është bërë më e fortë në 10 vitet e fundit

 Oslo, 5 shtator 2024 (MIA) - Bota është bërë më e rrezikshme, por NATO-ja është bërë më e fortë në dhjetë vitet e fundit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

 "Ajo që i karakterizon këto dhjetë vite është një botë që është bërë më e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Ky është lajmi më i keq. Lajmi i mirë është se NATO-ja është bërë më e fortë", tha Stoltenbergu në një takim publik të mbajtur nën patronazhin e Komitetit Norvegjez të Atlantikut, në Kuvendin  e qytetit në Oslo ku përmblodhi dhjetë vitet e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, raportoi portali norvegjez Netavisen.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR