Stefano Sanino në "pension të parakohshëm" pas skandalit me Kolegjin e Evropës
- Drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik pranë Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, njoftoi se do të dalë në pension parakohe, pasi u hetua për dyshime për keqpërdorim të fondeve të BE-së në lidhje me një kontratë për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në Kolegjin e Evropës në qytetin belg Brizh.
Bruksel, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik pranë Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, njoftoi se do të dalë në pension parakohe, pasi u hetua për dyshime për keqpërdorim të fondeve të BE-së në lidhje me një kontratë për trajnimin e diplomatëve të ardhshëm në Kolegjin e Evropës në qytetin belg Brizh.
Nël kuadër të hetimit, Sanino u arestua të martën në mëngjes së bashku me rektoren aktuale të Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe shefen e diplomacisë italiane, Federika Mogerini dhe bashkëdrejtorin për Arsim, Trajnim dhe Projekte në Kolegjin e Evropës, Çesare Zegreti, si pjesë e hetimit mbi pretendimet se Kolegji ishte informuar paraprakisht për kriteret në procedurën e tenderit për organizimin e programit të trajnimit për diplomatët e EEAS.
Ky është një program i organizuar në vitin akademik 2021-22, kur Sanino shërbeu si Sekretar i përgjithshëm i EEAS.
Pas seancës dëgjimore, të tre u liruan nga paraburgimi të martën në mbrëmje, pasi u ngritën akuza zyrtare kundër tyre në këtë rast.
Në një njoftim të brendshëm të dërguar dje stafit të EEAS, i cili u pa nga portali Euraktiv me seli në Bruksel, Sanino konfirmon se është dëgjuar si pjesë e hetimit dhe se janë ngritur akuza kundër tij, prandaj ai e konsideron "të papërshtatshme" që ai të qëndrojë në detyrë dhe ka vendosur të dalë në pension para kohe.
Në letër, Sanino shton gjithashtu se "ka besim në punën e gjyqtarëve dhe është i bindur se gjithçka do të sqarohet".
Sipas burimeve në EEAS, Sanino do të dalë në pension në fund të këtij muaji. mb/
Foto: EEAS