• e diel, 06 tetor 2024

Spasovski: Zvogëlim për 10,6 për qind i krimit të përgjithshëm në 8 muajt e parë të vitit

Spasovski: Zvogëlim për 10,6 për qind i krimit të përgjithshëm në 8 muajt e parë të vitit

Shkup, 4 shtator 2023

Në intervistën e sotme në TV 21, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve për luftën e MPB-së kundër trafikut të drogës, theksoi se në 8 muajt e parë të vitit 2023, shkalla e përgjithshme e kriminalitetit është ulur për 10.6%.

“Kjo është një vazhdimësi ndër vite që tregon ulje të kriminalitetit dhe rritje të efikasitetit. Në fushën e tregtisë së paligjshme të drogës, për këto 8 muaj kemi zbuluar 509 vepra penale, në të cilat janë kallëzuar penalisht 597 autorë. Në këtë mënyrë janë sekuestruar 3,2 kilogramë kokainë, 297 kilogramë marihuanë, 6,9 kilogramë amfetaminë... Këto janë rezultate dhe të dhëna që tregojnë se angazhimi është në nivelin më të lartë në goditjen  dhe luftën kundër tregtisë së paligjshme të drogës dhe armëve. Dhe në këtë pjesë, në periudhën janar-gusht kemi 111 vepra penale, kemi 126 autorë dhe kemi goditur një grup kriminal 10 anëtarësh, kemi sekuestruar 82 armë, 40.597 copë municione dhe veçanërisht 35.905 copë municione që janë sekuestruar nga një poligon qitjeje. Përkushtimi në këtë pjesë është në nivelin më të lartë dheunë në mënyrë të mirëfilltë  dhe publikisht i falënderoj të gjitha ekipet që po punojnë në goditjen e tregtisë ilegale të drogës dhe armëve”, ishte decid ministri Spasovski.

I pyetur nëse ka falje për disa persona, ministri Oliver Spasovski theksoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë falje për askënd.

“Ju vetë jeni dëshmitarë se me vite ka pasur formim të strukturave të tilla kriminale, sidomos në atë periudhë të regjimit kur ai sundonte Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vetë përkushtimi në arrestimin e kriminelëve më të mëdhenj tregon se sa të vendosur jemi për ta vënë nën kontroll gjithë këtë proces. Për këtë arsye mendoj se meriton vëmendje dhe falënderoj të gjitha mediat që japin mbështetje në këtë luftë kundër tregtisë ilegale të armëve dhe drogës. Sepse pa mbështetjen, pa ndarjen e informacionit në opinion, ajo luftë nuk do të jetë aq efektive dhe efikase”, tha ministri Spasovski.

Në pjesën e pyetjes në lidhje me fushatat e nisura në shkollat ​​e mesme me titull “Thuaj jo drogës, po jetës”, dhe cili është qëllimi i fushatës, Ministri i Punëve të Brendshme sqaroi se edhe në luftën kundër tregtisë së paligjshme si të gjitha llojet e krimit, një vend shumë të rëndësishëm zë edhe aktiviteti parandalues.

“Më  1 shtator, simbolikisht ditën kur fillon viti i ri shkollor, filluam një projekt me moton “Thuaj jo drogës, po jetës”. Ne biseduam me nxënësit e gjimnazit Josip Broz Tito si një nga shkollat ​​më të mëdha  në qytet dhe në vend, dhe në këtë mënyrë praktikisht dërgojmë mesazhin e angazhimit tonë për të punuar së bashku me nxënësit  në reduktimin e këtij segmenti të tregtisë së drogës. Dhe për këtë, të gjithë edhe stafi pedagogjik në shkolla, së bashku me departamentet tona të parandalimit në të gjithë territorin e vendit, po punojnë vërtet intensivisht, të gjitha me synimin për të vënë në dukje ndikimin e dëmshëm të lëndëve narkotike. Meqë ra fjala, Aksioni Operativ “Qyteti i Sigurt” dhe Aksioni Operativ “Vera e sigurt” që realizuam dhanë shumë të dhëna që do të analizohen në sektorë dhe kështu do të përcaktojmë prioritetet për punë të mëtejshme aktive. “Shumë shpejt do të mund të prezantojmë në një konferencë para të gjitha mediave rezultatet e “Vera e Sigurt”, për të parë se cilat janë segmentet në të cilat duhet të fokusohemi seriozisht”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme 

______________________________________________________________________________________

MIA i publikon këto tekste në formë integrale dhe origjinale 

QËNDRONI TË LIDHUR