• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski paralajmëroi inaugurim të rrugëve të shpejta dhe modernizim të Korridorit 10, lidhja Veri - Jug

Mickoski paralajmëroi inaugurim të rrugëve të shpejta dhe modernizim të Korridorit 10, lidhja Veri - Jug

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se pret deri në Vitin e Ri të inaugurohen rruga e shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë, rruga e shpejtë Gradsko - Prilep, ndërkaq në plan është edhe modernizimi i Korridorit 10, lidhja Veri - Jug.

"Deri në Vitin e Ri presim ta inaugurojmë pjesën, e cila edhe pse ishte favorizuar, disi ishte harruar, por falë përpjekeve të jashtëzakonshme të Minsitrisë, të Aleksandrit personalisht, tëd rejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH_, Koce Trajanovski, kjo rrrugë nga Rankovci deri në kriva Pallankë do të duhej të ishte inauguruar. Gjithashtu, edhe një rrugë, nga Gradsko përmes Rosomanit deri te gryka Farish, praktikisht është ajo rruga e shpejtë  cila duhet të çojëd rejt Prilepit. Këto janë dy pjesët e para, e treta është nga gryka Farish deri në Prilep dhe këtu presim përparim, sepse edhe ajo disi ishte harruar. Paraqet problem një shkëmb i cili disi rri pezull mbi rrugë dhe ekziston rreziku që në një moment të caktuar të shembet. Por, edhe për këtë kërkohet zgjidhje, deri në Vitin e ri të mund ta inaugurojmë edhe atë rrugë", deklaroi sot kryeministri duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve se si po zhvillohet ndërtimi i rrugëve të shpejta. 

Kjo trashëgimi që na u la me Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, përkatësisht, siç tha, ato katër seksione të cilat duhet t'i lidhin Tetovën dhe Gostivarin, nga Gostivari deri në Bukojçan, nga fshati Trebenishtë deri në VK "Qafë Thanë" dhe nga prilepi deri në Manstir, po punohet.

Mickoski kumtoi se fillojnë me projektimin, përkatësisht me lidhjen me rrugën e shpejtë nga Kumanova deri në vendin Çatal dhe më pas përmes Dllaboçicës deri në kriva Pallankë.

Ai informoi se mbeten edhe disa seksione të cilat do të punohen në periudhën në vijim me çka, siç tha, tërësisht do ta rrumbullakësojmë infrastrukturën rrugore tek ne në Maqedoni, jo vetëm autostradat, por edhe rrugët e shpejta.

Mickoski paralajmëroi se në plan është edhe modernizimi i Korridorit 10, lidhja Veri - Jug.

Kryeministri theksoi se po bëhen përpjekje për konsolidim të ndërmarrjeve publike Hekurudhat e Maqedonisë infrastruktura dhe Transporti.

"Ishin lënë në mëshirë tashmë mbi 200 vagonë në portin në Greqi sepse nuk kishim lokomotivë funksionale. Kjo ishte gjenfja më 24-25 korrik. Ngadalë aftësuam dy dizel-lokomotiva të vjetra, diçka huazuam nga Serbia fqinje dhe po punojmë shumë që t'i rikonstruojmë apo t'i riparojmë lokomotivat kineze sepse nuk ka kush t'i riparojë për momentin. Ka mbetur borxh ndaj kompanisë e cila i servison, ai borxh nuk është paguar dhe prandaj ata nuk dëshirojnë t'i riparojnë", sqaroi Mickoski. ab/

 

Фото: МИА архива 

 

QËNDRONI TË LIDHUR