• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Tërësisht po rikonstruohet vendkalimi kufitar Deve Bair, pjesë e Korridorit 8

Mickoski: Tërësisht po rikonstruohet vendkalimi kufitar Deve Bair, pjesë e Korridorit 8

Kriva Pallankë, 5 tetor 2024 (MIA) - Qytetarët e vendit do të kenë vendkalim mdoern kufitar i cili është pjesë e KMorridorit 8 dhe kjo është një porosi e fuqishme politike sepse në periudhën e kaluar u akuzuam se Korridori 8 nuk ishte aq prioritar, tha sot kryeministri, Hristian Mickoski në ngjarjen me të cilën zyrtarisht u shënua fillimi io projektit prë ndërtim të objektit të ri bashkëkohor administrativ i terminalit për doganim të mallrave, si dhe rikonstruim i plotë i ndërtesës administrative në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Projekti është financuar me kredi nga Banka botërore dhe paraqet 96.000.000 denarë.

Në ngjarje morën pjesë edhe minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, drejtori i drejtorisë doganore, Boban Nikollovski dhe Masimiliano Paoluçi, përfaqësues i Bankës botërore.

Kryeministri Mickoski theksoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët i paguajnë këto kredi të cilat i merr Qeveria e Maqedonisë do të kenë kushte evropiane kur do tÇ'i kalojnë vendkalimet kufitare dhe nuk do të ektë tollovi siç kishte në të kaluarën, si dhe punë më efikase të Drejtorisë së doganave.

Këtë vit përfundimisht me shtatorin në këtë vendkalim kanë kaluar 88.213 kamionë, 11 për qind më shumë se vitin e kaluar, Nga aspekti i pagesës së të ardhurave të buxhetit në terminalin e doganimit të mallrave në Deve Bair janë paguar 1.4 miliardë denarë apo 110 milionë më shumë se vitin e kaluar, tendencë të cilën përgjegjësit planifikojnë ta rrisin.

Theksoi se Banka botërore e mbështetë këtë agjendë përmes shumë projekteve, por, para së gjithash përmes lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, me efikasitet më të mirë transportues, qasje të rritur drejt tregtisë dhe investimeve. Modernizimi, tha, është vetëm fillim, ndërsa në periudhën e ardhshme, këtu në Deve Bair do të implementohet edhe zgjerimi i korsive.

Ministri Nikollovski tha se rikonstruimi i kësaj faze të parë të vendkalimit pritet të përfundojë deri në maj 2025, dhe se tashmë po punohet në fazën e dytë, në përpunimin e PHU-së për vendkalimin kufitar, që, sipas tij, nëse fillon të rikonstruohet në vitin 2025, në vitin 2026 do të ketë vendkalim tërësisht të rikonstruuar kufitar në Deve Bair. ab/

foto dhe video МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR