• e hënë, 07 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sot është 1 prilli - Dita e gënjeshtrave

Sot është 1 prilli - Dita e gënjeshtrave

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Sot shënohet 1 prilli - Dita e gënjeshtrave. Kjo nuk është festë kombëtare, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë veta bëjnë shaka apo gënjejnë.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar në supehero, princeza, mollëkuqe, bletë, mjekë, si dhe personazhe nga filma vizatimorë.

Dita e gënjeshtrave festohet ndryshe në botë. Në Kanada, Zelandë të Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Korenë e Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe shtete tjera, njerëzit tallen tërë ditën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR