• e diel, 30 qershor 2024

Sonte në Stamboll finalja e Ligës së kampionëve

Sonte në Stamboll finalja e Ligës së kampionëve

Stamboll, 10 qershor 2023 (MIA) - Në Stadiumin Olimpik "Ataturk" në Stamboll (Turqi) sonte në orën 21:00 do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve të futbollit. Për trofeun e vlefshëm në kompeticionin elitar do të luftojnë Interi dhe Mançester Siti.

Interi ka fituar tri herë Kupën/Ligën e Kampionëve (1964, 1965 dhe 2010). Para 13 vitesh milanezët fituan kurorën e trefishtë (Seria A dhe Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve) të udhëhequr nga trajneri Zhoze Murinjo dhe me futbollistin maqedonas më të mirë të të gjitha kohërave, Goran Pandev.

Tani Mançester Siti mund të arrijë një kurorë të trefishtë - pasi fitoi Premier Ligën (e treta radhazi, dhe FA Kupën. "Qytetarët" kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR