• e premte, 26 korrik 2024

Sipas Hamasit, fjalimi i Netanjahut tregoi se ai nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim në Gazë

Sipas Hamasit, fjalimi i Netanjahut tregoi se ai nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim në Gazë

Gazë, 25 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes palestineze Hamas, Sami Abu Zuhri deklaroi se fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu para Kongresit amerikan tregoi se ai nuk dëshiron të lidh marrëveshje për armëpushim.

Netanjahu mbajti fjalim para Kongresit amerikan në seancën e përbashkët të Senatit dhe Dhomës së përfaqësuesve. Ai foli për nevojën e krijimit të një aleance të sigurisë në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar Iranin.

"Fjalimi i Netanjahut ishte plot gënjeshtra dhe nuk do të arrijë ta mbulojë dështimin dhe humbjen e rezistencës për të mbuluar krimet e luftës gjenocidale që ushtria e tij po bën kundër popullit në Gazë”, tha Abu Zuhri.

Ai shtoi se çdo aleancë me Izraelin do të ishte "një tradhti ndaj gjakut të dëshmorëve". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR