• e martë, 16 korrik 2024

Siljanovska Davkova u takua me kryeshefin e SHM-së të Armatës, gjeneral nënkolonelin Vasko Gjurçinovski

Siljanovska Davkova u takua me kryeshefin e SHM-së të Armatës, gjeneral nënkolonelin Vasko Gjurçinovski

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot pati takim me kryeshefin e shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, kumtoi zyra e presidentes.

"Në takimin, i pari pas marrjes së detyrës, presidentja Siljanovska Davkova u informua për aktivitetet në vijim të Armatës në realizimin e detyrave  për mbrojtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë, gatishmërinë për plotësimin e obligimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kontributin në vetëmbrojtjen kolektive, operacionet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave kombëtare më të gjera", citohet në kumtesë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindje se Armata e Maqedonisë, sikur edhe deri tani, do të vazhdojë me përkushtimin e njejtë për ta plotësuar detyrën e saj kushtetuese për ta mbrojtur integritetin tonë territoriale dhe pavarësinë, ndërsa pjesëtarët e armatës të vazhdojnë të jenë hembull për profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përcaktimin e saj, si komandante supreme e forcave të armatosura, gjithmonë të japë mbështetje për pajisjen dhe modernizimin e mëtutjeshëm të Armatës dhe përmirësimin e kushteve për jetësë dhe punë të pjesëtarëve të armatës. sa/

Foto: Zyra e presidentes 

QËNDRONI TË LIDHUR