Ndërroi jetë një i dënuar 21-vjeçar, pati shenja të helmimit
- Njëzet e njëvjeçari i dënuar në Institucionin ndëshkues - përmirësues Burgu Shtip dje ndërroi jetë, informon MPB.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:55, 23 shkurt, 2025

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Njëzet e njëvjeçari i dënuar në Institucionin ndëshkues - përmirësues Burgu Shtip dje ndërroi jetë, informon MPB.
Rasti u paraqit dje, në orën 11:31, në SPB Shtip nga Spitali klinik në Shtip. Sipas paraqitjes, nga burgu në spital ishte dërguar E.A.(21) nga Shtipi, i cili kishte shenja helmimi. Personi pas një kohe të shkurtë ndërroi jetë.
Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit u dha për obduksion. ab/
Foto: МIА arkivi