• e diel, 22 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova fillon vizitën zyrtare në Mal të Zi

Siljanovska Davkova fillon vizitën zyrtare në Mal të Zi

Podgoricë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Cetinje u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti malazez, Jakov Millatoviq me çka edhe fillon vizita zyrtare dyditore e saj në Mal të Zi.

Pas pritjes ku u intonuan himnet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të dy presidentët zhvilluan takim tet-a-tet ku fokusi do të jetë në proceset eurointegruese të të dyja vendeve dhe bashkëpunimi rajonal si parakusht kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit më të madh ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siljanovska Davkova dhe Millatoviqi në oborrin e rezidencës së presidentit të Malit të Zi do të mbjellin pemën e miqësisë.

Sipas agjendës gjatë ditës së parë të vizitës, presidentja Siljanovska Davkova në Podgoricë do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrja Mandiq.

Marrëdhëniet diplomatike midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi u vendosën më 14 qershor të vitit 2006.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR