• e premte, 05 dhjetor 2025

Avari në Pintia, nga rezervuari i një objekti privat janë derdhur kimikate, Qyteti i Shkupit i bën apel komunës së Kisella Vodës dhe MMJPH-së të reagojnë

Avari në Pintia, nga rezervuari i një objekti privat janë derdhur kimikate, Qyteti i Shkupit i bën apel komunës së Kisella Vodës dhe MMJPH-së të reagojnë

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Në vendbanimin Pintia në Kisella Vodë sot, nga rezervuari i një objekti të një kompanie private për prodhimin e polistirenit të ndërtuar brenda vendbanimit, u derdhën kimikate të përdorura në procesin prodhues. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e NJTZ Shkup për izolimin e incidentit, ndërsa inspektorët e Qytetit të Shkupit kanë përgatitur procesverbal për avarinë.

Siç informon Qyteti i Shkupit, për llojin e tillë të avarisë, përveç dënimit në para për autorin prej 45.000 euro, vijon edhe mbyllja e fabrikës, si dhe urdhër për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga incidenti.

Qyteti i Shkupit apelon te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Komuna e Kisella Vodës nën kompetencën e së cilës është objekti të veprojnë sipas kompetencave.

"Me një raport inspektimi për inspektim teknik të pajisjeve nën presion ku konkluzioni është se ka shenja rrjedhjeje në valvul, personi juridik "Ekopor" nuk mori masa për të parandaluar avarinë që po dëshmojmë sot. Lidhur me këtë objekt, i cili është nën juridiksionin e Komunës së Kisella Vodës, i bëjmë apel Komunës që të veprojë brenda kompetencës së saj, si dhe Ministrisë përkatëse, me qëllim që të sanksionohet personi juridik që shkaktoi avarinë", citon Qyteti i Shkupit. sa/

foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR