• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Siljanovska Davkova: Duhet të përballemi me mafien e cila ka krijuar fole në pozitat më të larta

Siljanovska Davkova: Duhet të përballemi me mafien e cila ka krijuar fole në pozitat më të larta

Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Të gjitha shtetet kanl mafien e vet, por në Maqeodni ka rrezik që mafia të ketë shtetin e vet! Beteja me mafien duhet të jetë pa kompromis, shumë e vështirë, por duhet të fillojë, sepse krimi dhe korrupsioni janë sistematik. Ndërkaq, persona që u ngjasojnë atyre të mafies kanë krijuar fole në pozitat më të larta dhe ata me veprim apo mosveprim, me shiki dhe ndihmim janë gjithashtu bashkëpunëtorë, theksoi kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në tubimin e sontëm në Aerodrom.

Ajo theksoi se zgjedhjet e 24 prillit vijnë si paralojë sepse atëherë gjërat do të qartësohen, ndërsa tërësisht do të spastrohen më 8 maj.

Ajo foli edhe për tubimin e sotëm të LSDM-së dhe kandidatit të tyre presidencial, Stevo Pendarovsski para Info Qendrës së BE-së në Shkup.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërkaq, në tubimin në Aerodrom porositi se zgjedhjet e ardhshme janë deklarim referendumi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që sërish ta kthejnë hstetin. Ai pret fitore zgjehdore edhe më 24 prill edhe më 8 maj, kaolicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE të fitojë 61 deputetë dhe të vijë deri tek ndërrimi i pushtetit.

Mickoski tha se është i bindur se ajo që do të ndodhë pas 8 majit do të jetë çlirim i Maqedonisë dhe bashkim i rreth pesë parimeve të rëndësishme. ab/

Fotо: VMRO-DPMNE/FB Gordana Siljanovska

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR