• e enjte, 09 prill 2026

Nikolloski: Projekti "Treni i qytetit" po përparon shkëlqyeshëm, deri në qershor do të përfundojë linja e parë, ndërsa nga 1 shtatori do të lëshohet në qarkullim

Nikolloski: Projekti

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) - Të gjitha punimet në seksionin e parë të "Trenit të qytetit" nga Zelenikova deri në Qendrën Transportuese të Shkupit, me gjatësi 25 kilometra, do të përfundojnë sipas afatit deri në qershor të këtij viti. Testimi do të kryhet gjatë periudhës së verës, ndërsa duhet të vihet në funksion nga shtatori. Për dy seksionet e tjera do të shpallet një tender, që do të thotë se afati për përfundimin e plotë të projektit "Treni i qytetit" do të shkurtohet për të paktën një vit, përkatësisht se të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027.

“Është kënaqësi të shohësh që projekti po ecën mirë. Dinamika është e mirë. Vitin e kaluar, kur e filluam këtë projekt, premtuam se linja e parë do të përfundonte deri në qershor dhe kjo do të arrihet. Dua të filloj ta mësoj publikun të përfundojmë projektet brenda afatit të caktuar dhe siç mund ta shihni, projektet që po fillon kjo Qeveri po përfundojnë brenda afatit të caktuar dhe po ecin me dinamikë të mirë, sepse para se të fillojmë projektet, kemi proces shumë serioz planifikimi se kur do të dalim në terren dhe do të fillojmë të punojmë për të realizuar vërtet atë që është premtuar”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë inspektimit të punimeve të ndërtimit.

Deri më sot, shtoi ai, përparimi i linjës së parë e cila ecën nga Zelenikova, përmes Draçevës, Lisiçes së Re, Kisella Vodës, Aerodromit dhe Stacionit të ri hekurudhor është 65 për qind, që është sipas planit dinamik. 

“Presim që të përfundojë deri në qershor. Pastaj vijon periudhë testimi dhe qëllimi ynë është, dhe do ta arrijmë këtë qëllim, më 1 shtator, me fillimin e vitit shkollor, ‘Treni i qytetit’ të fillojë të funksionojë në linjën Zelenikovë, Draçevë, Lisiçe e Re, Aerodrom, Stacioni i ri hekurudhor. Jam i bindur se kjo do të ndihmojë shumë në lehtësimin e komunikacionit, por edhe në pritje të dimrit dhe në uljen e ndotjes”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Sipas tij, për atë qëllim me Hekurudha Transport punojnë intensivisht në sigurimin e garniturave shtesë të trenave, për atë që do të rritet qarkullimi dhe ai është projekt të cilin e punojmë gjithashtu në mënyrë intensive, paralelisht me këtë projekt infrastrukturor. 

“Plani fillestar për ‘Trenin e qytetit’ ishte të shkonte në tri faza, përkatësisht pas përfundimit të kësaj faze, faza që shkon nga stacioni i ri hekurudhor, përmes Maxharit deri në Ilinden, dhe pastaj faza e tretë që shkon nga stacioni i ri hekurudhor përmes Butelit, Shkup Veri, Vollkovës, Gjorçe Petrovit dhe përfundon në Saraj. Duke pasur parasysh që NP Hekurudha Infrastrukturore  po bën përparim të konsiderueshëm me projektimin dhe po punon më shpejt se sa ishte planifikuar dhe pritur, presim që këtë vit të shpallet thirrje publike për propozime, përkatësisht tender për të dy pjesët së bashku, që do të thotë se do ta shkurtojmë afatin për përfundimin e plotë të projektit ‘Treni i qytetit’ për të paktën një vit, përkatësisht deri në fund të vitit 2027 do t'i kemi tashmë të tre linjat funksionale, që në bashkëpunim të mirë me kompaninë e transportit publik do të thotë lehtësim i plotë i komunikacionit në qytet”, theksoi Nikolloski.

Nëse kësaj i shtohet edhe projekti BRT, ministri Nikolloski vlerëson se shpreson që në vitin 2029 do të kemi situatë krejtësisht të re me transportin urban.

Ideja është që “Treni i qytetit” të qarkullojë çdo një orë me përjashtim të orëve të vona të natës. 

“Do ta koordinojmë orarin së bashku me NQP-në, në mënyrë që autobusët e NQP-së të mund të marrin udhëtarë nga stacionet, por ideja është që të ketë linjë treni urban çdo orë, që zakonisht është standardi në qytetet më të mëdha evropiane. Do të diskutojmë për çmimin e biletës, por qëllimi im është ky, po distancohem, qëllimi im është që të mos jetë më i lartë se çmimi që NQP Shkupi ka aktualisht për destinacionet më të largëta. Por, prapë do të diskutojmë dhe do të dalim me një çmim përfundimtar, por sigurisht që do të jetë mjaft, mjaft i përshtatur me standardin e jetesës së qytetarëve”, theksoi Nikolloski.

Drejtori i NP HM Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, thotë se punët në seksionin e parë në gjatësi prej 2,5 kilometra zhvillohen sipas afateve të parapara dhe për këtë, beson, se ajo do të përfundojë me kohë siç është planifikuar, në qershor. 

“Presim që të gjitha punimet ndërtimore që lidhen me këtë seksion të përfundojnë deri në fund të majit, diku në qershor. Po punojmë në zëvendësimin e traversave prej druri që datojnë që nga viti 1959, diku nga viti 1965 ose 1969 dhe ishin në gjendje të keqe. Në këtë moment, ato po zëvendësohen me traversa betoni që janë grumbulluar nga kompania që një ose dy dekada më parë. Prandaj, duke i përdorur ato në këtë seksion, do të arrijmë shpejtësi të projektuar deri në 80-90 kilometra në orë, ndryshe nga tani kur ngasim me 20 deri në 30 kilometra në orë”, tha Ivanovski.

Ai shtoi se po punohet edhe për modernizimin e kalimeve rrugore, veçanërisht në Draçevë, ku ka tre kalime rrugore që janë vazhdimisht problematike. Ato duhet të zëvendësohen plotësisht me të reja diku deri në verë, duke përmirësuar kështu sigurinë dhe efikasitetin e kësaj pjese të "Trenit të qytetit".

Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski theksoi se ky ishte premtim i dhënë para zgjedhjeve lokale dhe është i kënaqur nga dinamika e shpejtë e realizimit të tij. 

“Kjo do të thotë alternativë e re për qytetin e Shkupit dhe një mënyrë alternative për qytetarët nga kjo pjesë e Shkupit që të arrijnë më shpejt në Qendrën  Transportuese. Në fillim, sinqerisht mendova se projekti ishte ndoshta tepër ambicioz, por duke pasur parasysh se si po zhvillohen ngjarjet në terren, dhe po e ndjek nga afër këtë dinamikë, mund të them se është mbresëlënës, si dhe qasja me të cilën po punohet i gjithë ky proces. Jam shumë i lumtur që në fillim të shtatorit do të sigurohet dhe do të vihet në funksion linja Zelenikovë – Qendra Transportuese e Shkupit”, tha Gjorgjievski.

Shpreson se me dinamikën e tillë të njëjtë do të realizohen edhe dy fazat e tjera, që, siç tha, dukshëm do ta lehtësojë transportin publik në Qytet. 

Gjorgjievski shtoi se paralelisht në gjithë këtë proces vijon furnizimi i autobusëve të rinj, dhe se në vend 80 për qytetin e Shkupit do të furnizohen 100 autobusë të rinj. Si përparim shtesë dhe i rëndësishëm, sipas tij, është edhe realizimi i paralajmëruar i transportit BRT, për të cilin siç tha, së shpejti do të publikohen plotësisht edhe hollësi të sakta. fc/

Foto: MIA dhe Ministria e Transportit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR