• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova nga Brukseli: jemi të gatshëm ta ndërmarrim pjesën tonë të përgjegjësisë për mjedisin jetësor

Shukova nga Brukseli: jemi të gatshëm ta ndërmarrim pjesën tonë të përgjegjësisë për mjedisin jetësor

Bruksel, 3 korrik 2023 (MIA) - Vendi ynë është i përkishtuar në harmonizimin e legjislaturës nacionale me atë evropiane në Kapitullin më kompleks - 27 - Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike dhe implementimi i të cilit paraqet sfidë të veçantë, deklaroi sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova para fillimit të skriningut për Kapitullin 27 Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike.

"Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë hapa seriozë për përmirësimin e situatës pothuajse në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe menaxhimit të ujërave. Pres që krahas shkëmbimit të informacioneve për atë që është arritur, të identifikojmë së bashku sfidat sipas fushave, sidomos në ato që kërkojnë investime më të larta dhe të ofrojmë mbështetje të fortë si nga institucionet evropiane, por edhe brenda shtetit, sepse vetëm me gjithëpërfshirje dhe përkushtim të gjerë mund ta arrijmë qëllimin e vendosur", theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova gjatë hapjes së skriningut.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Brukseli, skriningu bilateral për Kapitullin 27 - Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike, që do të zgjasë prej sot e deri më 7 korrik, paraqet një prej skriningjeve më të gjata. Në kuadër të tij para Komisionit evropian përmes 75 prezantimeve do të paraqiten gjendjet në sferat e legjislacionit horizontal, menaxhimit të mbeturinave, cilësisë së ujit, natyrës, kimikateve, ndotjes industrial dhe ndryshimeve klimatike.

Koordinator i Kapitullit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të gjitha fushat, përveç fushës së kimikateve për të cilin është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë. Janë të përfshira edhe një sërë institucionesh të tjera, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë etj.

Sipas MMJPH-së, për shkak të kompleksitetit të kapitullit dhe për shkak të kërkesave të larta për investime për realizimin e tyre, pritet miratimi i periudhave më të gjata tranzicioni për zbatim, veçanërisht për direktivat me investime të larta.

Ministrja Shukova vlerësoi se përveç sfidës së arritjes së kërkesave të BE-së përmes harmonizimit të legjislacionit kombëtar me politikbërjen evropiane dhe të mençur që shpiejnë në zbatimin e tij, shteti dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përballen edhe me sfidën e pranimit të këtyre politikave në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe sigurimin e një strukture të përshtatshme menaxhimi.

"Ne jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë. Ne llogarisim në udhëheqjen tuaj, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për të vazhduar bashkëpunimin tonë për këtë kapitull në frymën e besimit reciprok, respektit dhe mirëkuptimit të përbashkët për arritjen e qëllimit tonë të përbashkët në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe arritjen e anëtarësimit të plotë në komunitetin evropian" tha Shukova nga Brukseli. 

Sipas paralajmërimeve nga Komisioni evropian, ministrja Shukova sot do të ketë takim edhe me eurokomisarin për mjedis jetësor, oqeane dhe peshkatari, Virginius Sinkveviçius në suaza të fillimit të negociatave për ndërlidhje të Maqedonisë së Veriut me Programit e Unionit për mjedis jetësor dhe klimë (LIFE).

Komisioni evropian, negociata për ndërlidhje me LIFE, sot fillon edhe me gjashtë shtete që nuk janë anëtare të BE-së, dhe atë me Shqipërinë, Andorën, Ishujt Faroe, Izraelin, Moldavinë dhe Turqinë. Siç informojnë nga Komisioni, inkuadrimi drejt Programit LIFE do t'u ndihmojë shtatë vendeve të zhvillojnë teknika inovative ekologjike dhe klimatike, qasje dhe praktika më të mira të cilat kontribuojnë për ekonomi klimatike neutrale, qarkulluese dhe adaptuese dhe të cilat e mbrojnë dhe ripërtërijnë natyrën. ab/

Foto: MMJPH

 

QËNDRONI TË LIDHUR