• e shtunë, 26 tetor 2024

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Iranin për pasoja nëse përgjigjet ndaj sulmeve të reja izraelite

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Iranin për pasoja nëse përgjigjet ndaj sulmeve të reja izraelite

Uashington, 26 tetor 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se sulmet e djeshme izraelite ndaj Iranit duhet t'i ndalin sulmet e drejtpërdrejta mes dy vendeve, në të njëjtën kohë duke e paralajmëruar Teheranin për pasojat nëse përgjigjet.

Një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata beson se operacioni izraelit "duhet t'i ndal sulmet e ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit dhe se aleatët tjerë të SHBA-së pajtohen me këtë".

Presidenti amerikan Xhozef Bajden dhe këshilltari i tij për siguri kombëtare Xhejk Salivan janë informuar për sulmin, deklaroi një funksionar anonim. Ai shtoi se SHBA-ja nuk ka qenë e përfshirë në sulmin.

Izraeli gjatë natës ka sulmuar qëllime ushtarake në Iran si përgjigje të sulmeve raketore në Teheran paraprakisht këtë muaj.

Irani kumtoi se sistemi i tij për mbrojtje kundërajrore me sukses iu kundërshtua sulmeve izraelite ndaj caqeve ushtarake në provincat Teheran, Kuzestan dhe Ilam me dëm të kufizuar në disa lokacione. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR