Një tinejxhere e ka humbur jetën nbë një sulm me dron rus në Kiev
- Në një sulm me dron rus ndaj Kievit, është qëlluar një ndërtesë shumëkatëshe, me ç'rast shpërtheu zjarr, në të cilin një person e humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar.
- Post By Besnik Shuki
- 12:05, 26 tetor, 2024
Kiev, 26 tetor 2024 (MIA) - Në një sulm me dron rus ndaj Kievit, është qëlluar një ndërtesë shumëkatëshe, me ç'rast shpërtheu zjarr, në të cilin një person e humbi jetën, ndërsa pesë janë lënduar.
Shefi i administratës ushtarake në kryeqytet, Sergej Popko deklaroi se më shumë se 100 banorë janë evakuuar nga ndërtesa.
Alarmi për sulm ajror ka zgjatur rreth një orë, ndërsa u aktivizua edhe mbrojtja ajrore. Dy orë më vonë, në qytet është shpallur alarm i ri për shkak të dronëve.
Prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko informoi se në sulmin është vrarë një tinejxhere.
Zjarri, i cili shpërtheu në katin e 20-të, është vendosur nën kontroll, kumtuan shërbimet emergjente . bsh/
Foto: EPA