Eurodeputetë lobojnë për heqjen e ndryshimit të llogaritjes së kohës
- Anëtarë të Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që të hiqet ndryshimi i llogaritjes së kohës ne letër deri te kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, në të cilën DPA-ja ka pasur qasje.
- Post By Besnik Shuki
- 11:57, 26 tetor, 2024
Bruksel, 26 tetor 2024 (MIA) - Anëtarë të Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje që të hiqet ndryshimi i llogaritjes së kohës ne letër deri te kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, në të cilën DPA-ja ka pasur qasje.
Akrepat e orës në Evropë duhet të kthehen për një orë prapa gjatë natës nga dita e shtunë ndaj së dielës.
Në letrën thuhet se sistemi i tanishëm është i vjetërsuar dhe se heqja e ndryshimit të kohës, po ashtu, harmonizohet me përkushtimin e Bashkimit Evropian për thjeshtëzimin, zvogëlimin e ngarkesave të panevojshme të qytetarëve dhe lehëtsimin e jetesës së përditshme në 27-të vendet anëtare.
Më shumë se 60-të deputetë nga vende të ndryshme e kanë nënshkruar letrën. Ata kërkojnë që Komisioni me kohë ta zgjidh problemin.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian ka zbatuar anketë mes qytetarëve të Evropës për këtë çështje. Gjithsej 84 për qind shumicë e qartë në studimin joreprezentativ iu kundërshtuan ndryshimit të kohës. bsh/