Shtëpia e Bardhë do të publikojë rezultatet e plota të ekzaminimit sistematik të Trampit
- Presidenti amerikan Donald Tramp dje kishte ekzaminimin e parë sistematik në mandatit e tij të dytë, ndërsa Shtëpia e Bardhë do t'i publikojë rezultatet e plota të ekzaminimit sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretarja për shtyp, Karolin Levit.

Uashington, 12 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje kishte ekzaminimin e parë sistematik në mandatit e tij të dytë, ndërsa Shtëpia e Bardhë do t'i publikojë rezultatet e plota të ekzaminimit sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretarja për shtyp, Karolin Levit.
Tramp në qershor do të mbushë 79 vjet, ndërsa me marrjen e presidencës së SHBA-së në janar, ai u bë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së.
Tramp kaloi disa orë duke u ekzaminuar nga mjekët në Qendrën Mjekësore "Volter Rid", ndërsa në fillim të kësaj jave, të hënën, në platformën Truth Social, duke njoftuar ekzaminimin e planifikuar sistematik, ai shkroi se nuk ishte ndjerë kurrë më mirë, por se "këto gjëra duhen bërë!"
Sekretarja për shtyp, Karolin Levit tha se Tramp "po kalon shumë teste, imazhe" dhe se është "një kontroll vjetor, kështu që kërkohet shumë", duke shtuar se ai nuk duhej të merrte anestezi të përgjithshme si pjesë e kontrollit.
Ekzaminimi mund të ofrojë gjithashtu një pasqyrë të parë të qartë mbi gjendjen e Tramp që kur u godit nga plumbi në veshin e tij gjatë një tentative për atentat, gjatë tubimit parazgjedhir në Batler Pensilvani, korrikun e kaluar.
Shtëpia e Bardhë zakonisht përcakton se çfarë informacioni do të publikohet bazuar në ekzaminimin mjekësor të presidentit, kurse Tramp nuk është i detyruar të publikojë asnjë informacion.
Gjatë fushatës presidenciale, ai publikoi vetëm informacione të kufizuara në lidhje me shëndetin e tij, duke nxjerrë vetëm "kontraste të mprehta" me paraardhësin e tij Xho Bajden, i cili tani është 82 vjeç, duke pretenduar se është më i ri dhe në formë.
Në vitin 2018, kur Tramp po kryente mandatin e tij të parë, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti në përgjithësi ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, por se duhej të humbiste peshë dhe të fillojë të ushtrojë çdo ditë. ls/
Foto: EPA