• e premte, 27 shtator 2024

Shpallen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Shpallen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski pasdite i ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale u caktua për 24 prill, ndërsa i dyti do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. 

"Sot, në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe afatet e parapara kushtetuese, i nënshkrova vendimet për shpalljen e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për deputetë në Kuvend. Siç është e njohur, rrethi i parë nga zgjedhjet e shtata presidenciale në vend do të mbahet më 24 prill të vitit 2024, ndërsa rrethi i dytë do të jetë në ditën e njëjtë me votim për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, respektivisht më 8 maj", tha Mitrevski.

Në pajtim me Kodin zgjedhor, afatet për zbatimin e veprimeve zgjedhore fillojnë në ditën e shpalljes së Vendimit në Gazetën zyrtare.

"Besoj se në periudhën zgjedhore që vijon, të gjitha institucionet kompetente, por edhe të gjitha subjektet e involvuara, do të japin kontributin e vet, që të kemi proces korrekt dhe demokratik zgjedhor, në nivel çfarë meriton një shtet demokratik, anëtar i NATO-s, shtet që shkon në rrugën e anëtarësimit të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian", tha Mitreski.

Republika e Maqedonisë së Veriut, në proceset e fundit zgjedhore, tha ai, tregoi se ka kapacitet të organizojë zgjedhje demokratike, në pajtim me vlerat dhe parimet evropiane.

"Si shtet kemi vendosur standarde, të cilat duhet vetëm t'i avancojmë dhe mbindërtojmë dhe në asnjë rast nuk guxojmë të lejojmë të kthehemi prapa. Votimi në zgjedhje, respektivisht mundësia që qytetarët përmes fletvotimit ta shprehin qëndrimin e tyre, është akti më i lartë i demokracisë. Kjo është mundësi që qytetarët me votën e tyre ta përcaktojnë ardhmërinë e tyre. Jam i bindur se edhe në këto zgjedhje qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur dhe do të zgjedhin ardhmëri çfarë dëshirojmë dhe çfarë shteti i jonë meriton", tha Mitreski.

Pasi vendimi për zgjedhjet të publikohet në Gazetën zyrtare, duhet të mbajë mbledhje Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, i cili do të miratojë afate, me çka edhe zyrtarisht do të fillojnë veprimet zgjedhore. bsh/

ФОТО: МИА

 

QËNDRONI TË LIDHUR