• e hënë, 01 korrik 2024

Sholc: Nuk duhet të ketë kushtëzime të reja për negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut, këtë e garantoj

Sholc: Nuk duhet të ketë kushtëzime të reja për negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut, këtë e garantoj

Berlin, 28 qershor 2023 (MIA) - Procesi paraqasës i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë i rregullt konform asaj që është shkruar në letër dhe nuk duhet të ketë kushtëzime të reja që i referohen situatës bilaterale, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski i cili ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë.

"Do të jem i qartë. Kjo është dakorduar qartë dhe duhet të jetë një proces i rregullt qasës sipas procedurave që udhëhiqen nga BE-ja. Këto janë gjëra që tashmë janë shkruar në letër dhe nuk duhet të vijnë të tjera sa i përket situatës bilaterale. Unë garantoj për këtë", ka thënë kancelari Sholc në pyetjen e gazetarëve për të komentuar nëse është e pranueshme për të deklarata e presidentit bullgar Rumen Radev se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur në kornizën negociuese, janë vetëm një kusht preliminar për vendin dhe se me këtë nuk janë shteruar të gjitha kushtet që shteti të fillojë fazën e dytë të negociatave.

Sholc porositi se ndryshimet kushtetuese janë të një rëndësie kryesore për të çliruar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe se Gjermania e merr seriozisht perspektivën e vendit në BE.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR