• e enjte, 05 shtator 2024

Sholc: Gjermania nuk do ta ndërpet dhënien e ndihmës për Ukrainën

Sholc: Gjermania nuk do ta ndërpet dhënien e ndihmës për Ukrainën

Berlin, 4 shtator 2024 (MIA) - Gjermania nuk do të ndalojë me dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën, deklaroi sot kancelari gjerman Olaf Sholc në bazën ushtarake pranë qytetit Todendorf.

Në këtë mënyrë, ai u përpoq të largonte frikën se Berlini mund të zhgënjejë Kievin për shkak të një krize të brendshme buxhetore dhe raportet e mediave për një ngrirje të ndihmës së re ushtarake gjermane.

“Mbështetja gjermane për Ukrainën nuk do të ndalet. Kemi arritur marrëveshje për mbrojtjen dhe kemi siguruar financim në kohë që Ukraina të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen", tha Sholc. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR