Delegacioni nga Maqedonia e Veriut u prit nga kryeministri serb Millosh Vuçeviq
- Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq mbrëmë në Beograd priti dhe zhvilloi bisedime me delegacionin e Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar. Nikolloski dhe ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, informon korrespondenti i MIA-s në Beograd.
- Post By Fami Bajrami
- 08:17, 5 shtator, 2024
Beograd, 5 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq mbrëmë në Beograd priti dhe zhvilloi bisedime me delegacionin e Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar. Nikolloski dhe ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme Timço Mucunski, informon korrespondenti i MIA-s në Beograd.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve, ndërsa si temë ka qenë edhe Ballkani i Hapur dhe lidhja hekurudhore Beograd-Shkup me tren të shpejtë.
"Më paraqet kënaqësi të madhe që vizita e sotme e punës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq përveç që pasqyron nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, është edhe një mundësi e shkëlqyer për të definuar hapat e ardhshëm dhe aktivitetet e përbashkëta. Në fokus të bisedimeve ka qenë mundësia e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së ekonomisë tonë gjatë realizimit të EXPO 2027 si dhe iniciativa për mbajtjen e takimeve ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë të cilat duhet të trasojnë mundësi të reja për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe mundësia për bashkëpunim të përbashkët me tregjet e treta", ka thënë zëvendëskryeministri Stoilkoviq në konferencën për media.
Nga ana tjetër, kryeministri serb Millosh Vuçeviq theksoi se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta, se nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve dhe siç tha “na takon t'i përmirësojmë këto marrëdhënie, të punojmë për forcimin e Ballkanit Perëndimor dhe hyrjen në BE për të mos mbetur të harruar në këtë ndarje gjeopolitike”.
Vizita e delegacionit të Maqedonisë vazhdon edhe sot me takime me ministrin për Financa, Sinisha Mali dhe ministren për Energjetikë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.
Foto: MIA