• e premte, 06 shtator 2024

Mucunski vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd, takoi edhe diasporën maqedonase

Mucunski vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd, takoi edhe diasporën maqedonase

Beograd, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski gjatë vizitës së tij në Beograd, vizitoi ambasadën e Maqedonisë dhe realizoi takim me diasporën e Maqedonisë së Veriut në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ambasadori Nikola Tupançevski e prezantoi ministrin Mucunski me stafin në ambasadë dhe me planin politik dhe ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Gjatë vizitës, ministri Mucunski zhvilloi takim dhe me kryesinë e Këshillit kombëtar të Maqedonisë së Veriut në R. Serbisë, të udhëhequr nga kryetarja Zorica Mitroviq dhe sekretari Marjan Jovanovski të cilët e njohën me aktivitetet e Këshillit kombëtar të Maqedonisë së Veriut në realizimin e të drejtave kulturore, informative, arsimore dhe studimin e gjuhës maqedonase të pakicës maqedonase në Serbi. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR