• e mërkurë, 17 korrik 2024

SHITAID "Për ne": Profesioni i infermierëve nuk meriton të njolloset për shkak të incidenteve të padëshmuara

SHITAID

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Unioni i shoqatave, i udhëhequr nga Shoqata e infermierëve, teknikëve, akushereve dhe infermierëve dentar - "Për ne", lidhur me zhvillimet aktuale në Klinikën për fëmijë, dhe "në lidhje me pretendimet e sjelljes joprofesionale të infermieres me një të porsalindur", u bëri thirrje sot institucioneve përkatëse që të sigurojnë prova për zbardhjen e rastit.

"Aktualisht në vendin tonë punojnë rreth 9.200 infermierë. Kjo fushë humane punon me përgjegjësi dhe vetëmohim në sistemin e shëndetësisë publike dhe nuk meriton të hidhet njollë në profesionin e infermierit për incidente të pavërtetuara. Prandaj në emër të Unionit të Infermierëve po dërgoj një reagim dhe i bëj thirrje komisionit të ekspertëve që publikisht të dalin me fakte dhe përgjegjësinë t'ia drejtojë fajtorit konkret", thotë në një deklaratë me shkrim kryetarja Gordana Beshliovska.

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, të shtunën në një deklaratë për MIA-n ka bërë të ditur se është në proces formimi i komisionit, i cili do të hetojë rastin e foshnjës tre muajshe.

"Biseduam me infermieren, ajo thotë se nuk ka pasur lëndim të qëllimshëm dhe as ofendim nga ana e saj ndaj të afërmve të fëmijës. Ajo do të japë edhe një deklaratë me shkrim lidhur me rastin", ka bërë të ditur Memedi.

Siç ka sqaruar drejtori, sipas infermieres, lëndimi në dorën e djathtë të foshnjës ka qenë i paqëllimshëm dhe ka ndodhur gjatë marrjes së gjakut për analiza.

Sot pritet që komisioni të ketë një mbledhje dhe siç është paralajmëruar të shqyrtojë të gjitha aspektet dhe të merret vendim në përputhje me normat ligjore dhe etike.

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Memedi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, kanë vizituar familjen e foshnjës. Ministrja ka shkruar në rrjetet sociale se nëse vërtetohen pretendimet e të afërmve të foshnjës, infermierja do të sanksionohet.

Sipas deklaratave të të afërmve të foshnjës, të cilat janë paraqitur në opinion, pas një konflikti verbal, për faktin se nëna nuk ka ditur të flasë mirë në gjuhën maqedonase, infermierja qëllimisht e ka lënduar fëmijën gjatë intervenimit të marrjes së gjakut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR