• e mërkurë, 26 qershor 2024

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Gadishullin arabik, 18 viktima në Oman

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në Gadishullin arabik, 18 viktima në Oman

Muskat, 16 prill 2024 (MIA) – Gadishulli arabik është përfshirë nga vërshimet si rezultat i reshjeve të dendura të shiut. Në vërshimet në Oman jetën e humbën të paktën 18 persona, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje edhe në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Për shkak të erës së fuqishme është ndërprerë trafiku ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Dubait.

Para stuhisë në EBA janë mbyllur shkollat, ndërsa nëpunësit civilë punojnë nga shtëpia.

Shiu nuk është dukuri e zakonshme në Gadishullin arabik, kështu që shumë rrugë nuk kanë drenazhe. Autoritetet përdorin cisterna për të shmangur ujin nga rrugët dhe autostradat.

Në Dubai kanë rënë më shumë se 30 milimetra shi dhe gjatë ditës priten deri në 128 milimetra.

Shi ka rënë gjithashtu edhe në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR