• e shtunë, 22 shkurt 2025

Shekerinska do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës për trajnim të NATO-s dhe Ukrainës në Poloni

Shekerinska do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës për trajnim të NATO-s dhe Ukrainës në Poloni

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska sot do të vizitojë Poloninë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së përbashkët për analizë, trajnim dhe edukim (JATEC).

Qendra është struktura e parë e përbashkët civilo-ushtarake e NATO-s dhe Ukrainës, vendimi për krijimin e të cilës u mor në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

JATEC synon të luajë një rol transformues në forcimin e sigurisë kolektive dhe të përfaqësojë një nga shtyllat e rëndësishme të bashkimit midis NATO-s dhe Ukrainës. Ai duhet të sigurojë ndërveprim ndërmjet forcave të Ukrainës dhe NATO-s dhe të kontribuojë në forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë e përbashkët, bazuar në mësimet e nxjerra nga pushtimi rus i Ukrainës.

Qendra është menduar si katalizator për forcimin e marrëdhënieve midis NATO-s dhe Ukrainës dhe për ofrimin e zgjidhjeve të shpejta dhe përfitimeve afatgjata për të dyja palët.

Krijimi i JATEC konsiderohet një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Ukrainës, duke konfirmuar angazhimin e Aleancës për të mbështetur vendin në përputhje me Deklaratën nga Samiti i Paktit të vitit të kaluar në Uashington.

Siç kimtoi Qendra për shtyp e NATO-s, gjatë qëndrimit të saj në Poloni, Shekerinska do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin polak të Mbrojtjes Vladislav Kosinjak-Kamish dhe zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euro-Atlantike dhe Ministren e Drejtësisë Olha Stefanishina. ls/

Foto: NATO

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR