• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA organizon bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Sudan

SHBA organizon bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Sudan

Uashington, 24 korrik 2024 (MIA)  - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken paralajmëroi se SHBA-ja po organizon bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Sudan midis armatës sudaneze dhe Forcave paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF).

RSF-ja konfirmoi se do të marrë pjesë në negociatat për armëpushim në Sudan.

Bisedimet po organizohen me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe do të mbahen me 14 gusht në Zvicër. Qëllimi i bisedimeve është arritja e një "armëpushimi gjithëpërfshirës" në Sudan.

Lufta në Sudan, e cila shpërtheu në prill të vitit të kaluar, ka detyruar pothuaj 10 milionë njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR