• e hënë, 30 dhjetor 2024

SHBA e siguron Libanin se Izraeli do t'i pakësojë sulmet në Bejrut

SHBA e siguron Libanin se Izraeli do t'i pakësojë sulmet në Bejrut

 Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit amerikanë i kanë thënë Libanit se Izraeli do të pakësojë sulmet në Bejrut dhe periferitë e tij jugore, deklaroi sot kryeministri i përkohshëm libanez Naxhib Mikati.

 "Në kontaktet tona me autoritetet amerikane javën e kaluar morëm një lloj sigurie se përshkallëzimi në periferitë jugore dhe Bejrut do të ulet", tha Mikati, sipas një deklarate me shkrim të lëshuar nga kabineti i tij.

 Ai nuk dha detaje të tjera, por tha se Uashingtoni "seriozisht po mendon të ushtrojë presion mbi Izraelin për të arritur një armëpushim".

 Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasimi, sot deklaroi  se Hezbollahu ka miratuar një "kalkulim të ri" për t'i shkaktuar dhimbje Izraelit, në të njëtjën kohë duke bërë thirrje për armëpushim.

 "Zgjidhja është armëpushimi, nuk po flasim nga një pozicion dobësie. Nëse izraelitët nuk e duan këtë, ne do të vazhdojmë", shtoi ai në një fjalim televiziv.

 Kasimi tha se banorët e Izraelit verior do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi pasi të arrihet një marrëveshje armëpushimi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR