• e hënë, 01 korrik 2024

SHBA dhe Franca: Retorika e Putinit është e papërgjegjshme

SHBA dhe Franca: Retorika e Putinit është e papërgjegjshme

Uashington, 1 mars 2024 (MIA) - Uashingtoni dhe Parisi mbrëmë i quajtën "të papërgjegjshme" fjalët e presidentit rus, i cili e paralajmëroi Perëndimin për rrezikun real të luftës bërthamore nëse dërgon ushtarë të vet për të luftuar në Ukrainë dhe tha se Moska ka armë për të sulmuar caqe të Perëndimit.

"Kjo nuk është hera e parë ta shohin retorikën e papërgjegjshme të Vlladimir Putinit. Kështu nuk duhet të flasë lideri i një vendi me armë bërthamore", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

Në fjalim, presidenti rus iu drejtua Perëndimit, duke thënë se "ata duhet të kuptojnë se edhe ne kemi armë që mund të godasin caqe në territorin e tyre. E tërë kjo kanoset me konflikt me përdorim të armëve bërthamore dhe shskatërrim të civilizimit".

Funksionari amerikan përlujtoi se Uashingtoni paraprakisht ka komunikuar me Rusinë "për pasojat nga përdorimi i armëve bërthamore".

"Por, nuk kemi shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore", tha ai.

Ministri francez i forcave të armatosura, Sebastian Lekornu dje i bëri thirrje Putinit "të mos jetë i papërgjegjshëm".

"Dëgjova me kujdes çka tha presidenti i Federatës ruse sot në mëngjes. Kur paraqisni fuqi bërthamore, nuk keni të drejtë të jeni të papërgjegjshëm dhe të shkaktoni eskalim. Presidenti russ 'foli edhe për kërcënimet të cilat vijnë nga perëndimi. Nuk ka kërcënime për Federatën ruse. Ai është një fjalor që përbëhet nga aktrimi i viktimës dhe sulmit, ndërsa të gjithë e dinë mirë se Russia është agresori në Ukrainë", u tha lekornu gazetarëve. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR