• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sesion i KNBE-MK me temë nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Sesion i KNBE-MK me temë nga fusha e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e 11-të të Grupit Punues 1 (kapitulli 11) - Bujqësia dhe zhvillimi rural me temë: "Transferimi i njphurive dhe risive: Sistem i njohurive dhe risive në bujqësi (AKIS)".

Fjalime hyrëse në temën do të kenë pror. Mileva Gjurovska, koordinator nacional në KNBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe Henrik markush, ambasador i Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut.

"Në kuadër të sesionit punues do të mbahet panel-diskutim në të cilin do të marrin pjesë ekspertët: Goce Georgievski, udhëheqës i sektorit për zhvillim rural në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; Donald Akvalina dhe Dimitar Vanev nga projekti i financuar nga BE-ja "Modernizimi i shërbimeve këshilluese për operatorët në fushën e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut", Ana Simonovska, profesoreshë në Fakultetin për shkenca bujqësore dhe ushqim, Instituti për agroekonomi pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup dhe Biljana Petrovska-Mitrevska nga Federata nacionale e fermerëve"; kumtoi Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ekspertët do të elaborojnë pyetje që kanë të bëjnë me tendencat e zhvillimit, për mënyrën e funksionimit dhe përfitimet e Sistemit për njohuri dhe risi në Bujqësi në Bashkimin Evropian, i njohur si AKIS, dhe pritet të përcaktohen pyetjet kyçe për rrugët e zbatimit të këtij mekanizmi të rëndësishëm të politikës së përbashkët bujqësore evropiane.

Projekti Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate për tema që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane, me qëllim të përgatitjes së të gjitha kapaciteteve të shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në.

Projekti zbatohet nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe SlovakAid. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR