• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Propozim ligji i ri për energjetikë kaloi filtrin e komisionit në lexim të parë

Propozim ligji i ri për energjetikë kaloi filtrin e komisionit në lexim të parë

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane sot në seancën e 8-të e shqyrtoi dhe miratoi njëzëri Propozim-ligjin për energjetikën në lexim të parë. Komisioni me 11 vota "për", pa asnjë kundër dhe të përmbajtur, propozim-ligjin e kalua në lexim të mëtejshëm.

Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski, theksoi se ky ligj është me flamur evropian sepse në masë të madhe nënkupton harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me rregulloret evropiane në fushën e energjetikës.

Propozim-zgjidhjen ligjore e ka shpjeguar zëvendësministri i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Mirosllav Labudoviq, duke theksuar se afati i vendit për transpozimin e direktivave dhe rregulloreve nga paketa e “energjisë së pastër” ka kaluar me më shumë se një vit, të cilat, siç theksoi ai, "kontribuojnë ndjeshëm në reformimin, modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë".

"Harmonizimi i legjislacionit tonë me aktet kyçe evropiane, ka potencialin të sjellë efekte pozitive për ekonominë, shoqërinë dhe sektorin e energjisë në vend. Një nga përfitimet më domethënëse është krijimi i një tregu liberal, transparent dhe konkurrues të energjisë elektrike. Kjo do ta rrisë zgjedhjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët, ndërsa çmimet e energjisë do të jenë më të drejta dhe më të ulëta për shkak të konkurrencës", theksoi Labudoviq. 

Konsumatorët, si përdorues përfundimtar, sipas Labudoviqit, do të kenë përfitime të drejtpërdrejta me mundësinë për të ndërruar furnizues pa pengesa administrative dhe financiare, transparencë të rritur përmes futjes së matësve inteligjentë dhe informacion më të mirë, si dhe një mundësi reale për të menaxhuar konsumin e tyre. Gjithashtu, theksoi ai, mbështeten koncepte të reja si prodhuesit-konsumatorë, komunitetet e energjisë dhe menaxhimi i kërkesës.

Mitko Trajçuleski, nga LSDM-ja tha se ky ligj është në përputhje me kërkesat e Komunitetit Evropian të Energjisë, duke theksuar se edhe versioni i parë draft i vitit 2024 edhe versioni përfundimtar tani po marrin reagime pozitive dhe se për këtë arsye ai do të ofrojë mbështetje.

"Ajo që është e rëndësishme si shtet dhe që e kemi treguar në praktikë është se ekziston vazhdimësi, sidomos në disa fusha që janë të rëndësishme për shtetin, gjegjësisht energjetikën, duke pasur parasysh se ky ligj ka filluar rreth tre vjet më parë dhe tani po tregojmë se kemi vazhdimësi në këtë fushë. Komuniteti Evropian energjetik jep opinion pozitiv dhe unë do ta mbështes këtë ligj", deklaroi Trajçuleski. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR