E majta parashtroi interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme Toshkovski
- – Grupi parlamentar i partisë E majta sot parashtroi interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 13:52, 14 prill, 2025

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) – Grupi parlamentar i partisë E majta sot parashtroi interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme.
Deputeti Sashko Jançev në konferencën për media në Kuvend tha se arsyeja për interpelancën është për shkak të asaj që ai nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme ashpër e ka anashkaluar dhe në mënyrë joadekuate e ka kryer funksionin e tij publik duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të pavetëdijshme dhe të papërgjegjshme për çka ka pasur një varg veprimesh të jashtëligjshme, skandale dhe lëvizje kadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Interpelanca jonë bazohet në dhjetë baza prej të cilave pesë kanë lidhje të drejtpërdrejt me ngjarjen tragjike në Koçan”, tha Jançev.
Baza e parë është, siç tha, mospasja e kurrfarë kontrolle ndaj diskotekës “Puls” në Koçan.
“Në bazë të Ligjit për Veprimtari Hotelierike, MPB jep miratimin që objekti të plotësojë kërkesat për mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike. Përgjegjësitë shtesë të qarta ligjore të MPB-së përfshijnë kontrollin e orarit të punës, kontrollin e zërit dhe zhurmës, praninë e të miturve, servimin e alkoolit dhe përdorimin e substancave narkotike”, tha Jançev.
Shtoi se MPB ka hedhur poshtë edhe se një periudhë të gjatë shmanget në hetimin për rastin të përfshihen edhe funksionarë dhe bartës të funksioneve të afërta me DPMNE-në. Sipas Jançev, ministri Toshkovski ka drejtpërdrejtë përgjegjësi komanduese.
Baza e tretë është mosdhënia e ndihmës nga policët, e katërta është mosndjekja penale e kërcënimeve në Fejsbuk drejtuar kritikëve të qeverisë, baza e pestë është ndalimi i dronëve që synojnë shtypjen e protestave, e gjashta është arrestimi i qytetarëve në rajonin e Gostivarit që po pastronin një kishë të vjetër, pastaj mosveprimi pas djegies së flamurit maqedonas, zbulimi i një sekreti zyrtar nga truproja e kryeministrit, dhe baza e dhjetë është politika katastrofike kadrovike - e mbushur me nepotizëm dhe miqësi.
“Sasho Petrushevski, një figurë e shquar në partnerin e koalicionit qeveritar ZNAM, është emëruar sekretar shtetëror në Ministri, ndërsa njeriu akuzohet për manipulim me tenderë dhe keqpërdorime financiare. Vendim kadrovik i diskutueshëm është edhe Oliver Derkovski, i cili është emëruar këshilltar i ministrit Toshkovski. Derkovski është i lidhur me polemika të tilla si keqpërdorime financiare dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare në KSHZ”, tha Jançev. fc/
Foto: Printskrin