Privohen nga liria shtatë vozitës në territorin e SPB Tetovë për shkak të vozitjes tejet të shpejtë, me një shpejtësi të regjistruar prej 193 km/h
- Nëpunësit policorë pranë SPB Tetovë dje kanë kryer kontroll për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar të lëvizjes, me ç’rast u konstatuan 128 kundërvajtje, nga të cilat 67 në Tetovë dhe 61 në GostIvar. Gjatë kontrollit sipas nenit 297А – drejtimi i mjetit motorik në mënyrë të pakujdesshme nga liria u privuan shtatë persona, kumtoi MPB-ja.

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë pranë SPB Tetovë dje kanë kryer kontroll për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar të lëvizjes, me ç’rast u konstatuan 128 kundërvajtje, nga të cilat 67 në Tetovë dhe 61 në GostIvar. Gjatë kontrollit sipas nenit 297А – drejtimi i mjetit motorik në mënyrë të pakujdesshme nga liria u privuan shtatë persona, kumtoi MPB-ja.
Në autostradën Shkup-Теtetovë, tek pagesa rrugore Zhelinë, nga liria u privua М.B.(47) nga f.Çellopek, Tetovë, për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve „rover“ me targa kombëtare të Zvicrës me shpejtësi prej 178 km/h në vendin ku shpejtësia e lejuar është 100km/h. Në vendin e njëjtë nga liria u privua edhe R.А.(42) nga Tetova, e cila drejtoi automjetin e pasagjerëve „pezho“ me targa regjsitrimi të Tetovës me shpejtësi prej 172 km/h. Gjithashtu, tek pagesa rrugore Zhelinë nga liria u privua А.А.(33) nga f.Rakovec, për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve „audi“ me targa regjistrimi të Tetovës me shpejtësi prej 193 km/h. Në autostradën Shkup-Теtovë, pranë vendit „Uji i ftohtë“ nga liria u privua V.Z.(24) nga f.Zhelinë, Tetovë, për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve „audi“ me targa regjistrimi të Tetovës me shpejtësi prej 179 km/h në vendin ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h dhe S.Sh.(30) nga Tetova për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve „folksvagen golf“ me targa regjistrimi të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/h.
Ndërsa, në rrugën Теtovë-Gostivar, tek pagesa rrugore Gostivar, nga liria u privua А.М.(42) nga Shkupi për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve,,bmv“ me targa regjistrimi të Shkupit me shpejtësi prej 171 km/h në vendin ku e lejuar është 80 km/h dhe N.B.(54) nga Ohri për shkak se drejtoi automjetin e pasagjerëve „folksvagen pasat“ me targa regjistrimi të Ohrit me shpejtësi prej 165 km/h. Personat u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297а të Kodit Penal, theksojnë nga MPB-ja. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s