• e premte, 05 dhjetor 2025

Shpallen përfituesit e granteve për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Programit të Ministrisë së marrëdhënieve ndërmjet bashkësive

Shpallen përfituesit e granteve për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Programit të Ministrisë së marrëdhënieve ndërmjet bashkësive

Shkup, 3 qershor 2025 (MIA)- Pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga komisioni përkatës, sot u shpallën përfituesit e thirrjes publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, në kuadër të Programit të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, respektivisht Qeveria solli vendimin për shpërndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve.

“Ky program i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut synon fuqizimin e partneritetit me sektorin civil, i cili ka një rol kyç në proceset demokratike, politikbërjen dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Organizatat e shoqërisë civile janë aktorë të rëndësishëm në promovimin e transparencës, përfshirjes qytetare dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, duke kontribuar në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të vendit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e iniciativave qytetare dhe për përmirësimin e jetës së komuniteteve tona”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, shpreh falënderimet e tij për të gjitha organizatat që aplikuan dhe u uroi suksese përfituesve në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të tyre.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR