• e hënë, 23 dhjetor 2024

Senati dëshiron ta marrë të drejtën e presidentëve amerikanë për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja

Senati dëshiron ta marrë të drejtën e presidentëve amerikanë për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja

Uashington, 20 korrik 2023 (MIA) - Senati amerikan mbrëmë votoi për përfshirjen e amandamentit në ligjin për shpenzime për mbrojtje për vitin 2024 sipas të cilit presidenti i SHBA-së do ta humbë të drejtën për vendim unilateral për tërheqje të SHBA-së nga NATO-ja.

Dy senatorë amerikanë, demkokrati nga Virxhinia, TIm Kejn dhe republikani nga Florida, Marko Rubio, janë kreatorë të kësaj legjislature, ndërkaq pas thirrjeve para disa viteve të ish-presidentit Donalld Tramp për anëtarësimin jo të domosdoshëm në NATO dhe ekzistimin e aleancës ushtarake.

Senati votoi me 65 vota "për" dhe 24 "kundër".

Sipas Ligjit për autorizim të mbrojtjes nacionale SHBA-ja për vitin fiskal 2024 siguron 886 miliardë dollarë për mbrojtje. Ligji kaloi në Kongres por duhet të ketë debate edhe në disa komitete të Kongresit.

Amandamenti për NATO-n tashmë e kaloi debatin në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit të kaluar, me, siç tha Kejn, "mbështetje të mirë, të fuqishme dypartiake".

Legjislatura Kejn-Rubio do ta bllokonte komandantin suprem të SHBA-së ta tërheqë vendin nga anëtarësimi në NATO pa pajtimin e Senatit. Projekt ligji ishte vendosur sërish në agjendën e senatit javën e kaluar gjatë samitit të Aleancës në Vilnus, në mënyrë që të tregohet mbështetja e vazhdueshme e Uashingtonit për aleancën.

"Presidenti nuk do t'i suspendojë, ndërprejë, revokojë apo tërheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja verioro-atlantike e arritur në Uashington, qarku Kolumbia më 4 prill të vitit 1949 përveç nga dhe me këshillë dhe miratim të Senatit, me kuorum të siguruar me prani të dy të tretave nga numri i përgjithshëm i senatorëve apo me vendim të aktit të Kongresit", thuhet në propozimin e senatorëve Kejn dhe Rubio. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR