Analena Berbok sot zgjidhet kryetare të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së
- Asambleja e Përgjithshme e KB-së sot duhet të zgjedhë ish ministren e Punëve Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok për kryetare të organit më të madh të KB-së.
- Post By Fami Bajrami
- 09:23, 2 qershor, 2025
Nju-Jork, 2 qershor 2025 (MIA) - Asambleja e Përgjithshme e KB-së sot duhet të zgjedhë ish ministren e Punëve Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok për kryetare të organit më të madh të KB-së.
Berbok nuk ka kundërshtar në kandidaturën për këtë pozicion të lartë njëvjeçar, i cili ka kryesisht rëndësi ceremoniale dhe nuk duhet ngatërruar me rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterresh.
Zgjedhja në seancën plenare para 193 shteteve-anëtare të KB-së konsiderohet për formalitet.
Inaugurimi zyrtar i politikanes nga Partia e Gjelbër gjermane duhet të mbahet më 9 shtator, pak para debatit të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së me burrështetas nga e gjithë bota. rq/
Foto: arkivi i MIA-s