Sanksionet e BE-së për shkak të kërcënimeve hibride ruse vazhdohen edhe për një vit
- Në kushte të kërcënimeve të vazhdueshme hibride nga ana e Rusisë të kahëzuara kundër Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij dhe partnerëve, Këshilli i BE-së vendosi që edhe për një vit, deri më 9 tetor 2026, t'i vazhdojë masat individuale restriktive kundër personave prëgjegjës për këto aktivitete destabilizuese jashtë vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:46, 4 tetor, 2025
Bruksel, 4 tetor 2025 (MIA) - Në kushte të kërcënimeve të vazhdueshme hibride nga ana e Rusisë të kahëzuara kundër Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij dhe partnerëve, Këshilli i BE-së vendosi që edhe për një vit, deri më 9 tetor 2026, t'i vazhdojë masat individuale restriktive kundër personave prëgjegjës për këto aktivitete destabilizuese jashtë vendit.
Me këto sanksione deri më tani janë prëfshirë 47 individë dhe 15 subjekte të cilëve u janë ngrirë mjetet në BE, ndërkaq qytetarëve dhe kompanive evropiane u ndalohet t'u venë në dispozicion mjete, financa apo resurse ekonomike. Plotësisht personave fizikë u ndalohet udhëtimi, hyrja apo tranziti në territorin e BE-së.
Korniza e sanksioneve si përgjigje e aktiviteteve destabilizuese ruse është vendosur më 8 tetor 2024 dhe me to janë prëfshirë persona fizik dhe juridik në veprimet dhe politikat e Rusisë të kahëzuara drejt minimit të vlerave fundamentale të BE-së dhe të vendeve të saj anëtare, si dhe sigurisë së tyre, stabilitetit, pavarësisë dhe integritetit. Me këtë regjim të sanksioneve janë përfshirë edhe përgjegjësit për aktivitete hibride kundër vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.
Përfshirja e kësaj kornize të sanksioneve ishte zgjeruar në maj 2025 dhe me targetim të mbështetësve financiarë të aktiviteteve destabilizuese dhe me mundësi për marrje të licencave për emetim të mediumeve ruse të prëfshira në përhapjen e dezinformatave.
Bashkimi Evropoian në vazhdimësi i dënon fushatat hibride në Rusi të kahëzuara kundër BE-së, vendet e saja anëtare dhe partnerëve, të cilat përfshijnë model të qëllimshëm dhe sistematik, mes të cilave edhe sulme kibernetike dhe fizike, akte sabotimi, dëmtime të infrastrukturës kritike, manipulime, përhapje të dezinformatave dhe sekreteve të tjera apo akteve të dhunshme, të cilat plotësisht eskalon prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Kjo kornizë e sanksioneve është pjesë e spektrit të veglave të kapshme të BE-së dhe vendeve të saja anëtare të kahëzuara drejt mbrojtjes, parandalimit, kundërpërgjigjes dhe përgjigjes së sjelljes së qëllimshme të keqe. ab/
Foto: МIА arkivi