• e shtunë, 29 qershor 2024

Sa fitojnë deputetët në PE

Sa fitojnë deputetët në PE

Bruksel, 10 qershor 2024 (MIA) - Të gjithë deputetët e Parlamentit Evropian kanë të njëjtën pagë dhe sipas të dhënave nga viti 2023 ajo arrin 10.075 euro bruto ose 7.854 euro neto pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të sigurimeve të BE-së. Paga e eurodeputetëve është definuar me Statusin e deputetëve në Parlamentin Evropian, ndërsa llogaritet nga paga bazë e një gjyqtari të Gjykatës së Bashkimit Evropian, ndërsa kompensimi i eurodeputetit është 38.5 për qind nga ajo pagë.

Krahas asaj page, eurodeputetët përfitojnë dhe benefite të tjera, kështu që përveç pagës prej 7.854 euro, mund të fitojnë edhe disa mijëra euro shtesë.

Për shembull - një mëditje prej 350 eurosh, që mbulon akomodimin, ushqimin dhe shpenzimet përkatëse për secilën ditë gjatë punës zyrtare të një anëtari të PE-së, ndërsa shuma e mëditjes gjithashtu ndikon nëse ata kanë votuar. Pastaj vijojnë shpenzimet e udhëtimit për të ardhur në seancat dhe takimet e Parlamentit Evropian në Bruksel dhe Strasburg, ndërsa me kufijtë e sipërm të vendosur për çmimin më të lartë të udhëtimit ajror të klasit të biznesit, biletat e trenit të klasit të parë ose 0.58 euro për kilometër për automjet (deri në maksimum 1.000 kilometra). 

Deputetët në PE gjithashtu, kanë të drejtën e kthimit deri në dy të tretat e mjekimit të trajtimeve. Më e diskutueshme është kompensimi i shpenzimeve të përgjithshme prej 4.950 euro në muaj që u lejon deputetëve të PE-së të mbulojnë shpenzimet si marrja me qira e një zyre në shtetin anëtar të zgjedhjes së tyre ose shpenzimet për IT hardverin dhe softuerin, furnizimet e zyrës, telefonat celularë dhe pagesat onlajn. Kjo shumë shkon direkt në llogarinë e eurodeputetit dhe shpenzimet nuk duhet të justifikohen, kjo është arsyeja pse shtesa po konsiderohet si kontroverse.

Gjithashtu, parashikohet një taksë për përfundimin e mandatit, domethënë pra një honorar kalimtar në masën e pagës së një muaji për çdo vit në të cilin kanë kryer detyrën, por më së shumti dy vjet nga përfundimi i mandatit. Kur një ish eurodeputet do të merr detyrën në një vend tjetër, masa e shtesave kalimtare zvogëlohet në varësi të masës së pagës së re. Nëse një eurodeputet ka të drejtë për një pension pleqërie ose invaliditeti në të njëjtën kohë, ai nuk mund të marrë as pension dhe një shtesë, por duhet të zgjedhë njërën ose tjetrën.

Në ndërkohë, secili eurodeputet ka të drejtë dhe në buxhetin mujor prej 28.696 euro nga të cilët mbulohen shpenzimet si dhe pagat e asistentëve personale, por këto para nuk u paguhen drejtpërdrejtë eurodeputetëve, ata nuk mund të punësojnë familjarë të afërt dhe asistentë nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet të cilat mund të dërgojnë në një konflikt interesi.

Sipas këtyre privilegjeve, pas zgjedhjeve të vitit 2024 priten gjithsej 720 deputetë, që është për 15 më shumë se zgjedhjet e kaluara, ndërsa më së shumti deputetë do të kenë Gjermania (96) dhe Franca (81). Vijon Italia (76), Spanja (61) dhe Polonia (53), Rumania (33) dhe Holanda (31). Belgjika (22), Greqia (21), Republika e Çekisë (21), Suedia (21), Portugalia (21), Hungaria (21) dhe Austria (20) do të kenë rreth 20 eurodeputetë. Më pak se kaq kanë Bullgaria (17), Danimarka (15), Finlanda (15), Sllovakia (15) dhe Irlanda (14). Kroacia ka 12, ndërsa në fund të listës janë Lituania (11), Sllovenia (9), Letonia (9), Estonia (7), Qipro (6), Luksemburgu (6) dhe Malta (6). rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR