• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute: Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë sistemuar në Kursk

Rute: Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë sistemuar në Kursk

Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) - Mund të konfirmoj se ushtarët e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ndërsa njësitë ushtarake të Koresë së Veriut janë sistemuar në rajonin Kursk, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Sipas tij, sistemimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi paraqet një përshkallëzim të rëndësishëm të përfshirjes së vazhdueshme të Koresë së Veriut në agresionin ilegal rus, edhe një shkelje tjetër e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe zgjerimi i rrezikshëm i luftës.

"NATO-ja i bën thirrje Rusisë dhe Koresë së Veriut të ndalet menjëherë me këto saksione", tha Rute pas mbledhjes së Këshillit Veriatlantik ku mori pjesë edhe delegacioni i Koresë së Jugut dhe në të cilin, siç theksoi, është diskutuar për "përzierjen e madhe të Koresë së Veriut në luftën agresive ilegale të Rusisë kundër Ukrainës".

Delegacioni i Koresë së Jugut përfshinte zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare dhe të Ministrisë për Mbrojtje Kombëtare të vendit, të cilët së bashku me disa nga aleatët e NATO-s i kanë ndarë vlerësimet e tyre të inteligjencës.

"Thellimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euroatlantike. Kjo minon paqen e Gadishullit Korean dhe minon luftën ruse kundër Ukrainës. Pheniani tani i ka dorëzuar Rusisë miliona pjesë dhe municion si dhe raketa balistike të cilat nxisin konflikt të madh në zemrën e Evropës dhe minojnë paqen dhe sigurinë globale", tha Rute.

Sipas tij, në këmbim, presidenti rus Vladimir Putin i jep Koresë së Veriut teknologji ushtarake dhe mbështetje tjera për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

"Kjo e tregon vlerën që demokratët të qëndrojnë së bashku për t'i mbështetur vlerat tona dhe të përballen me sfidat tona të përbashkëta të sigurisë. Sistemimi i trupave të Koresë së Veriut në Kursk gjithashtu është shenjë për zhgënjimin e rritur të Putinit", shtoi Rute.

Ai theksoi se mbi 600.000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në "luftën e Putinit" dhe ai nuk mund të përballojë një sulm ndaj Ukrainës pa mbështetje të huaj, sepse ukrainasit po luftojnë me guxim, qëndrueshmëri dhe zgjuarsi.

"Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën e lirë dhe demokratike, sepse siguria e Ukrainës është siguria jonë. Sot biseduam për nevojën e përforcimit shtesë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Në mënyrë aktive konsultohemi në kuadër të Aleancës, me Ukrainën dhe me partnerët tanë indo-paqësor për këto ngjarje dhe vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën", tha Rute, duke informuar se për sot ka caktuar biseda me presidentin e Koresë së Jugut Jun Suk Jeol dhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov. sa/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR