• e premte, 28 qershor 2024

Rusia në frontin në Ukrainë dërgoi rreth 10.000 emigrantë

Rusia në frontin në Ukrainë dërgoi rreth 10.000 emigrantë

Moskë, 27 qershor 2024 (MIA) - Rusia ka dërguar 10.000 shtetas të saj të natyralizuar për të luftuar kundër Ukrainës, deklaroi sot një funksionar i lartë.

"Ne gjetëm më shumë se 30.000 (emigrantë) që morën nënshtetësi dhe nuk donin të regjistrohen për shërbimin ushtarak, ndërsa afërsisht 10,000 prej tyre dërguam në zonën e operacioneve speciale ushtarake", deklaroi shefi i komisionit hetimor rus, Aleksandar Bastrikin në Shën Peterburg.

Bastrikin ka studiuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe vlen si një bashkëpunëtor i ngushtë i shefit të Kremlinit.

Detyra kryesore e rekrutëve është të hapin istikame dhe të ndërtojnë pozicione mbrojtëse, ka thënë Bastrikin.

"Për këtë ju duhen të keni me të vërtetë duar të forta", tha ai.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR