• e martë, 02 korrik 2024

Rusia ka lansuar 45 dronë drejtë Kievit dhe jugut të Ukrainës, janë zmbrapsur 40 prej tyre

Rusia ka lansuar 45 dronë drejtë Kievit dhe jugut të Ukrainës, janë zmbrapsur 40 prej tyre

Kiev, 11 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë natës, Rusia ka kryer sulme me fluturake pa pilot ndaj Kievit dhe Ukrainës jugore, me çka është plagosur të paktën një civil, ndërsa janë dëmtuar ndërtesa dhe tubacioni i gazit në portin lumor dhe detar Mikollaev, njoftoi sot në mëngjes armata ukrainase. 

Forcat ajrore ukrainase përmes aplikacionit për porosi Telegram njoftuan se sistemet e tyre për mbrojtje kundërajrore kanë shkatërruar 40 nga 45 fluturaket pa pilot Shahed, të lansuara nga Rusia gjatë natës. 

"Alarmi ajror në kryeqytet ka zgjatur gati dy orë", shkroi në Telegram Serhi Popko, shef i administratës ushtarake në Kiev.

Ai shtoi se të gjithë dronët mbi Kiev ishin zmbrapsur derisa afroheshin. Sipas informacioneve të para, nuk ka viktima ose shkatërrime në kryeqytet ose në rrethinën e tij. Qielli mbi Kiev ishte shpallur si i kthjellët diç para orës 4 të mëngjesit. 

Komanda ushtarake jugore e Ukrainës përmes Telegramit njoftoi se sistemet e saj për mbrojtje kundërajrore ishin angazhuar më shumë se pesë orë dhe kanë shkatërruar 26 fluturake pa pilot "Shahed", të lansuara nga Rusia mbi disa rajone jugore, kryesisht mbi rajonin Mikollaev në afërsi të Detit të Zi. 

Të paktën një civil është plagosur në sulmin në jug të Ukrainës, njoftoi armata. 

"Prioritet për armikun përsëri ishte rripi bregdetar i infrastrukturës dhe kapacitetet agroindustriale", njoftoi ushtria. 

Mbetjet nga droni i rrëzuar dhe vala goditëse dëmtuan ndërtesat e banimit dhe një tubacion gazi në Mikollaev, informoi komanda ushtarake, duke shtuar se katër dronë u rrëzuan mbi portin e Detit të Zi Odesa. fc/

Fotografia: Komanda ushtarake ukrainase

QËNDRONI TË LIDHUR