• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e re e Holandës dha betimin

Qeveria e re e Holandës dha betimin

Hagë, 2 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e re e Holandës sot, shtatë muaj pas fitores së Partisë së Lirisë e krahut të djathtë (PVV), dha betimin para mbretit Vilem - Aleksandar.

Kjo është Qeveria më e djathtë në historinë e Holandës, e përbërë nga katër parti. Me koalicionin udhëheq lideri i PVV-së, Gert Vilders, i cili nuk është anëtar i Qeverisë. Partitë për hyrje në Qeverinë e koalicionit vendosën kusht që Vilders të heqë dorë nga çfarëdo lloj funksioni në pushtetin ekzekutiv.

Kryeministër i ri do të jetë ish drejtori i shërbimit sekret dhe agjencisë antiterroriste Diç Shuf, i cili nuk i takon asnjë partie. Paraardhësi i tij Mark Rute do ta marrë funksionin sekretar i përgjithshëm i NATO-s në tetor.

Shuf (67), si shumica e anëtarëve të Qeverisë nuk kanë përvojë të madhe, me çka Qeveria e koalicionit vlerësohet me potencial të paqëndrueshëm. Vetëm Partia Popullore e djathtë - liberale për liri dhe demokraci (VVD) e Rute mund të ofrojë përvojë praktike pas pjesëmarrjes shumëvjeçare në Qeveri si pjesë e lokacioneve të ndryshme. 

Partia e djathtë Marrëveshja e Re Sociale dhe Partia Populiste e Fermerëve (BBB), të dala nga protesta masive të bujqve gjatë viteve të kaluara, për herë të parë janë pjesë e Qeverisë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR